Elvana Gjata flet për koncertin e mbrëmshëm: Kosova që më dhuron veç dashuri

Elvana Gjata ka treguar për emocionet e saj pas koncertit të mbrëmshëm për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Pas një pauze të shkurtër, këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer me koncert privat të cilin e ka organizuar bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita.

Pas koncertit madhështor i cili mblodhi emra të njohur të muzikës dhe jo vetëm, Elvana i ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram të cilat i ka shkëputur nga koncerti i mbrëmshëm dhe i ka shkruar edhe disa fjalë.

“Oj kosovë e dashur që me dhuron veç dashni … Fjalimet nuk më mjaftojne për të shprehur mirenjohjen që kam për ju, por mbreme në koncertin për nder të pavarsise, jam ndjere si kurre ndonjëherë, si në shtëpi time..E lumtur për ju të gjithë ju që ishit mbreme të pranishëm në koncert.Mirenjohje për atë që bëri të mundur këtë ngjarje, faleminderit Anita Haradinaj për punën e jashtezakoshme dhe mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj ngjarje. @amucaj ”, ka shkruar Elvana Gjata.

https://www.instagram.com/p/BuCFCHchLp9/?utm_source=ig_embed