Targat

Elshani: Një numër i vogël i automjeteve nuk janë riregjistruar në targa RKS, nuk kemi shqiptuar ende gjoba

Zëvendës komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se pas skadimit të afatit për riregjistrim në targa RKS, nuk kanë pasur rast që dikujt t’i jetë shkruar dënim apo vërejtje, për shkak se numri i veturave. që ende nuk janë riregjistruar është shumë i vogël, transmeton FrontOnline.

“Kemi një numër shumë të vogël të veturave që mbeten të paregjistruara në Kosovë dhe në rrugë shihet se nuk ka më targa KM dhe kjo nuk është më problematike për ne. Sot një polic mund të paralajmërojë dikë nëse e sheh në rrugë, sepse ndoshta po shkoni në spital, keni një urgjencë dhe policia do t’ju ndihmojë, jo t’ju mohojë të shkoni diku. Policia mund të shkruajë një biletë ose të konfiskojë veturën, por deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast të paralajmërimit në rrugë e aq më pak të gjobëvënieve. “Nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm.