Miliarderi amerikan

Elon Musk zbulon substancat narkotike të cilat përdor: Më largon depresionin dhe stresin

Miliarderi amerikan Elon Musk së fundmi ka rrëfyer për llojin e substancave që ai përdor.

Në një intervistë të transmetuar në rrjetin social “X”, Musk është pyetur nëse do të konsumonte ndonjëherë substanca narkotike ose alkool. Ai ka mohuar të kishte marrë ndonjëherë substanca rekreative, në përjashtim të një rasti ku ka provuar kanabis me prezantuesin Joe Regan në 2018-n.

Megjithatë Musk u shpreh se mjekët e tij i kanë dhënë substancën e kontrolluar në SHBA, “ketaminë”.

“Ka raste kur kam një lloj…gjendje negative në trurin tim, si depresioni mendoj..depresioni që nuk është i lidhur me ndonjë lajm negativ, dhe ketamina është e dobishme për të nxjerrë një person nga këto korniza negative” tha Elon.

BONUS VIDEO| Osmani: Serbia s’mund të jetë kurrë anëtare e NATO-s, ende fle mbi varreza masive