Elon Musk plotëson kërkesen e Qeverisë Ukrainase, qytetarëve u kthehet interneti

Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Federov i ka kërkuar miliarderit dhe biznesmenit të teknologjisë, Elon Musk që t’ia mundësojë Ukrainës furnzimin me internet. 

Federov përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i është drejtuar Musk duke i thënë se “derisa ai po tenton ta konolizojë Marsin, Rusia po tenton ta pushtojë Ukrainën”.

“Elon Musk, derisa ti po tenton të kolonizosh planetin Mark, Rusia po tenton që ta okuptojë Ukrainë. Derisa raketat tua me sukses ulen me sukses nga hapësira, Rusia me raketa po sulmon popullin ukrainas. Ne kërkojmë nga ti që t’u mundësosh Ukrainës stacione “Starlink”, ka thënë ai.

Pas kësaj i është përgjigjur Musk, i cili ka thënë se “Starlink” është aktivizuar në Ukrainë, duke u mundësuar kështu qytetarëve që të mos kenë probleme me internet.

Ndërkohë, në ditën e katërt të nisjes së ofensive ruse, deri më tani raportohet për rreth 200 viktima në Ukrainë, në mesin e tyre ka edhe fëmijë.

Kjo u konfirmua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës duke raportuar se një raketë ka goditur gjatë natës së kaluar një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjera.