Elon Musk planifikon t’i ofrojë të gjithë botës ‘Wi-Fi’ falas

Elon Musk, pavarësisht polemikave rreth tij, është një gjeni dhe një biznesmen i vërtetë parë eksellancë.

Një nga përpjekjet e tij të shumta është padyshim ideja e tij e famshme dhe e kritikuar shpesh për udhëtimin marsian, për të cilën ai thotë se do të jetësohet së shpejti.

Një ndër projektet e tij ka qenë gjithmonë diçka që është tentuar më parë, në një përpjekje të mëhershme nga Facebook: ofrimi i Wi-Fi’së falas.

Natyrisht, kjo ide është frymëzuar nga një nga frymëzimet më të mëdha të Muskut, Nikola Tesla, i cili kishte parashikuar së pari një mënyrë për të siguruar energji të pandërprerë përmes hapësirës.

Në rastin e Muskut, megjithatë, projekti ka të bëjë me dërgimin e satelitëve të nivelit të lartë në hapësirë, përkatësisht 4425 satelitë, në një projekt që do të kushtojë një shumë prej 10 miliardë dollarësh.