Elon Musk përfundon në gjykatë pas një postimi në Twitter

Miliarderi është shumë aktiv në këtë rrjet social.

Autoritetet financiare Amerikane kërkuan nga një trup gjykues në Nju Jork të mbajë përgjegjës bosin e Tesla, Elon Musk, për mospërfilljen e ligjit pas komenteve të bëra në median sociale.

Lëvizja e Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) vjen pasi Musk publikoi një cicërimë për prodhimin e makinave Tesla.

Vitin e kaluar Musk kishte rënë dakord të mos bënte komente rreth performancës financiare të Tesla pas një marrëveshje me kompaninë.

Marrëveshja hyri në fuqi në Gusht të 2018 pas komenteve të tjera të tij për të dërguar Teslan si një kompani private.

Aksionet e Tesla ranë me 5% menjëherë pas lajmit. Javën e kaluar ai tha se kompania synon të prodhojë 500,000 makina në 2019-ën.

Në padinë e dërguar pranë gjykatës nga SEC thuhej se Musk nuk kishte marrë aprovim përpara publikimit të cicërimës. SEC thotë se informacioni ka qenë publik për 24 milion njerëz.

Musk tha se këto shifra ishin bërë publike edhe më parë në një telefonatë me analistë financiarë.

Në një cicërimë tjetër Musk dha më shumë informacion duke thënë se Tesla synon të prodhojë 10 mijë makina në javë.