Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, e kalon pronarin e “Amazon”

Shefi Ekzekutiv i Tesla dhe Spaxe X, Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë.

Sipas bursës së Wall Street, Musk është rritur me 4.37%, shifër që e ngjit në krye të më të pasurve të planetit.

Vlera e pasurisë së tij vlerësohet në 187 miliardë dollarë, 1 më shumë se pronari i Amazon  Jeff Bezos, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ky i fundit është njeriu më i pasur në botë që prej vitit 2017.

Pas tyre rënditen Bernard Arnault dhe familja e tij si dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates