Elon Musk

Elon Musk ndërton tunelin e të ardhmes në Las Vegas, publikohen pamjet

Kompania që është në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, “Boring”, ka përfunduar me gërmimin e tunelit tjetër të dedikuar për sistemin transitor nëntokësor.

Kompania gjatë vitit të kaluar kishte arritur marrëveshje për ndërtimin e sistemit të tunelit të gjatë 1.6 kilometra.

Shpenzimet për ndërtimin e tij kanë kapur vlerën e 52.5 milionë dollarë, kurse punimet do të përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm.

Ky projekt përfaqëson hapin e parë të “Boringut” sa i përket transitit komercial.

Projekti zyrtarisht është quajtur “Convention Center Loop”, dhe do të transportojë pasagjerë nën qendrën Convence në Las Vegas dhe atë me veturat autonome elektrike të Teslas.

Sistemi është i dizajnuar në atë mënyrë sa që brenda një orë mund të transportoj deri në 4 mijë njerëz, kështu që ecja 15 minutëshe do të shkurtohet me vozitje 2 minutëshe.

Tani kur dy tunelet kanë përfunduar, kompania do të fillojë me punimet e stacioneve nëntokësore për pasagjerë.