Elon Musk ka njoftuar se ka krijuar një parti të re politike – Partinë Amerikane – pasi i pyeti ndjekësit e tij nëse duhet ta bëjë këtë në një sondazh online.

Të premten, ai i kishte pyetur ndjekësit e tij në X nëse duhet të krijohet një parti e re politike amerikane.

“Dita e Pavarësisë është koha e përkryer për të pyetur veten nëse dëshironi pavarësi nga sistemi dypartiak (disa do të thoshin njëpartiak)! A duhet të formojmë një Parti Amerikane?”, pyeti Musk ndjekësit e tij në X.

Independence Day is the perfect time to ask if you want independence from the two-party (some would say uniparty) system!

Should we create the America Party?

— Elon Musk (@elonmusk) July 4, 2025

Së fundmi, shkroi përsëri në të njëjtën platformë: “Me një faktor 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni atë!

“Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me shpërdorim dhe ryshfet, ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në një demokraci”, shtoi ai.

“Sot, Partia Amerikane është formuar për t’ju dhënë përsëri lirinë tuaj.”