Elon Musk i ofron një miliard dollar për t’ia ndërruar emrin Wikipedias

Shefi i rrjetit social X, dikur i njohur si Twitter, i ka ofruar një miliard dollar nëse Wikipedia do ta ndërrojë emrin.

Ai ka bërë këtë ofertë te shefi i kësaj hapësire online për publikimin e artikujve, Jimmy Wales, që së fundmi doli me reagim duke thënë se Wikipedia s’është në shitje.

Propozimi i Muskut për emrin e ri ishte ofendues.

“Ua dhuroj një miliardë dollar nëse ata e ndërrojnë emrin në Di**ipedia”, ka shkruar ai në X.