ELKOS GROUP – “Punëdhënësi i Vitit 2018”

Kompanisë Elkos Group, ju shtua edhe një çmim falenderimi nga Oda Ekonomike e Kosovës si “Punëdhënësi i Vitit 2018”.

Impakti makroekonomik i kompanisë Elkos është shumë i lartë brenda dhe jashtë Kosovës, Elkos Group me rritjen e vazhdueshme, investimet strategjike, ka ndikuar konkretisht në ekonominë e Kosovës me zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja të punës në treg.

Elkos Group me pronar Ramiz Kelmendi, është themeluar në vitin 1988 dhe ka mbi 3000 të punësuar. Çmimi “Punëdhënësi i vitit 2018” për kompaninë Elkos është fal disa faktorëve që ndikojnë në numrin e madh të krijimit të vendeve të punës.

1) Qeverisja dhe lidershipi i kompanisë;
2) Përformanca e lartë e kompanisë e drejtuar nga objektivat dhe qëllimet;
3) Kultura e kompanisë me orientim drejt progresit të vazhdueshëm;
4) Zbatimi i praktikave efektive të burimeve njerëzore, identifikimi i punëtorëve, rekrutimi, seleksionimi, sistematizimi i tyre adekuat dhe analiza profesionale e vlerësimit të performances;
5) Idejat dhe inovacionet e vazhdueshme brenda firmës;
5) Mundësitë e zhvillimit profesional dhe
6) Mjedisi në punë, siguria, motivimi i punëtorëve etj.

Elkos Group do të vazhdoj të kontriboi në forma të ndryshme drejt rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë vendore. #ElkosGroup #RepublicOfKosova #Dhjetor2018