Eliza Hoxha pas aderimit në PDK “injoron” Kadri Veselin, e çon “në qiell” Uran Ismailin

Derisa sot u bë publik aderimi i saj zyrtar në Partinë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka njoftuar se aktivizimi i saj publik tash e tutje do të shkojë në shkallë tjetër, në atë politik e vendimmarrës.

Ajo pohon të ketë pasur edhe ftesa tjera politike, por që sipas saj Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar vazhdimisht hapësirë për angazhim dhe kontribut.

“Të dashur miq, nga sot e tutje aktivizimi im publik shkon ne një shkalle tjetër te aktivizimit edhe politik e vendimmarrës për qytetin dhe vendin. Ne shume ftesa qe kam pasur nder vite nga parti te ndryshme. PDK ka qene qene ajo qe vazhdimisht ka kriju hapesire per angazhim dhe kontribut. Mendoj qe tani ka nje moment tjeter per Prishtinen, shume gjera emergjente per tu adresuar e shume te tjera per ti rimenduar bashke me Uran Ismajlin e te tjerët”, ka shkruar ajo në rrjetin social facebook.