Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka lëshuar këngën e saj në telefon gjatë seancës së sotme, që është e shkruar për persona të pagjetur.
Eliza Hoxha në seancën e sotme është paraqitur shumë e shqetësuar për çështjen e të pagjeturve, pasi Kurti nënshkroi Deklaratën me Vucicn në Bruksel.
Ajo tha se Kurti e ka vendosur një term për personat e zhdukur në këtë deklaratë, që nuk ekziston askund.







