Para pak muajsh bëri të ditur se po bëhet nënë për herë të parë.

Aktorja e njohur shqiptare duket se po shijon në maksimum periudhën më të mirë të jetës, atë të shtatzënisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e foshnjës, por që së fundmi ka publikuar një fotografi të pritjes së ëmbël.

Këtë imazh, aktorja Dushku ka realizuar në stadiumin e një ndeshje bejsbolli, e cila po zhvillohej të premten.

“E para”, ka shkruar ajo.