Elita Rudi

Elita Rudit i ndodh e papritura në aeroport: Do të hapi hetimet në polici

Elita Rudi është një ndër moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar. Prej kohësh ajo ka qenë shumë e angazhuar në projektet e saj më të reja, ndërsa të shumta kanë qenë edhe udhëtimet që ka bërë.

Ditën e sotme, Elita ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një ngjarje që i ka ndodhur në udhëtimin e saj të fundit.

Moderatorja e njohur ka humbur valixhen në aeroport në Itali, ndërsa në videon e postuar në “Instastory” ajo ka treguar se për këtë gjë do i drejtohet policisë.

“Jam duke u bërë gati sepse do të shkoj në polici në Magura për të hapur rastin e hetimeve të valixhes time e cila po rezulton të jetë fantazëm. Aeroporti i Prishtinës e ka verifikuar që valixhja ime ka qenë në aeroplan, ndërsa ai i Malpensa janë të bindur që valixhja ime nuk ka hyrë kurrë në Itali”, tha moderatorja ndër të tjera.

Elita u shpreh se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, pasi në valixhe kishte gjëra me vlerë.