Elita i ‘jep gji’ fëmijës në publik, ja çfarë thotë ajo (FOTO)

Moderatorja e njohur, njëherish edhe gruaja e reperit nga Peja, Gjiko, ka postuar një fotografi ku shihet duke ‘i dhënë gji’ fëmijës së saj.

Elita Rudi ka qenë e njohur për publikun kosovar si moderatore e pastaj edhe për lidhjen me Gjikon, me të cilin kanë edhe një djalë, shkruan Ballkani.info.

Ushqimi i fëmijës në publik, ka qenë temë edhe në mediat botërorë ku ka pasur nga ata që e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke dashur që femrat të mos ekspozohen në sy të tjerëve.

Por kjo si duket nuk ka paraqitur problem për Elitën, e cila në postimin e fundit shihet në një lokal publik duke ushqyer djalin e saj.

“Nëse të pengon pse po ‘jap gji’, ndjehu i lirë që të vendosësh një mbulesë në kokën tënde. Është e drejta e fëmijës tim që të ushqehet”, ka shkruar Elita, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë që moderatorja ka një kohë që është larguar nga syri i publikut, sigurisht për t’iu përkushtuar rritjes së fëmijës së saj të parë. /Ballkani.info