Eliot Engel, kongresisti amerikan dhe kryesues i Këshillit për Punë të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese në Kongresin amerikan, ështa takuar sot me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin.

Arifi në llogarinë e tij në Facebook e ka publikuar fotografinë e përbashkët nga një restonat me Engelin, me mbishkrimin: “Foto e ditës: Me kongresistin amerikan dhe mikun e shqiptarëve, z. Eliot Engel. ??”, raporton Ballkani.info.

Engel ka qëndruar sot në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e kuvendit serb.

Miku i Kosovës, nesër, e enjte, do të qëndrojë në Kosovë ku edhe do të merr pjesë në inaugurimin e ndërtesës së re të ambasadës amerikane në Prishtinë. /Ballkani.info/

loading…