reperi

Elinel tregon gjendjen në të cilën ka përfunduar pas ‘kacafytjes’ me gruan

Elinel ka hedhur një postim qesharak në Instagram.

Elinel si gjithë kolegët e tjerë këtë kohë të vështirë po e kalon me më të dashurit e tij.

Në mbarë botën është duke u ndjekur një qasje nga meshkujt për shkurtimin e flokëve, dhe këtë hap duket se e ka ndjekur edhe reperi, por i cili nuk përfundoi mirë pas një ‘përleshjeje’ me bashkëshorten.

Ai me shaka hodhi në InstaStory një imazh të kokës së tij të rruar pjesërisht, duke shkruar: “Kur përlahesh me gruan sa është duke t’i prerë flokët”.