Reperi

Elinel publikon këngën e re “President”, shpreh mllefin ndaj politikës në vend

Reperi i njohur, Elinel, ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzior.

“Preisdent” mban titullin kënga e tij, e cila është tipike e stilit rep dhe që ka një mesazh revolte.

Kënga është produkt i producentit Kyrptic, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Elineli.

Klipi i këngës është gjithashtu një shprehje e revoltës, pasi në të reperi nga Prishtina shfaq njerëz të maskuar që kisne kidnapojnë shtetin.

Në fund të videos, Elinel shkruan se këtë mesazh po ua jep “secilit individ, i cili ka punuar ose punon kundër interesave të shtetit të vet”.

Ana vizuale e projektit i është besuar poduksionit me emër “Djemtë e Abdullahit”.

loading…



Shpërndaje