Eliminohet Erza Muminoviq

Xhudistja kosovare Erza Muminoviq, ka qenë e pafat pasi është eliminuar në rrethin e dytë të Grand Prix të Austrisë.

Xhudistja kosovare u mposht nga garuesja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva.

Kosova po përfaqësohet në Grand Prix të Austrisë me gjashtë garues.

Krahas Erzës dhe Fazliut, në këtë garë po marrin pjesë edhe Flaka Loxha, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë pushuar në këtë turne.