Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka folur më gjerësisht për ndarjen nga Klodi, gjatë një interviste në rubrikën “25 pyetje” të “Prive By LS”.
E pyetur për raportin që tashmë i përket së kaluarës, Elijona u shpreh se ka disa gjëra të cilat preferon t’i mbajë private, për shkak të respektit ndaj asaj që ka ndarë me ish-partnerin e saj.
“Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, deklaroi ajo.
Gjatë intervistës, Elijona u pyet edhe për fotografitë e përbashkëta me Klodin, të cilat ende vazhdojnë të jenë të publikuara në rrjetet sociale. Për këtë pjesë, ajo u shpreh se mendon se ka ardhur koha që edhe ato t’i takojnë së kaluarës.
Ndërkaq, kur u pyet nëse do t’i jepte një mundësi të dytë një lidhjeje që ka përfunduar, ajo bëri dallimin mes raporteve shoqërore dhe atyre romantike.







