Elezi: KQZ’ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP’së dhe Gjykatës Supreme

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së”,ka thënë ai.

Tutje Elezi ka thënë se KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP’it, po r se do presin edhe nese ka ankesa në Gjykatën Supreme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.