Elezi i KQZ-së në konferencë pas vendimit të PZAP për rinumërim të disa vendvotimeve

Sot PZAP ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e votave të 134 vendvotimeve.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në ora 15:00 do të ketë konferencë për media në QNR.

Ju njoftoj se sot (e martë, 9 mars, ora 15:00) në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbaj konferencë për t’iu informuar lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e disa vendvotimeve. Ju lutem, nëse jeni të interesuar dërgojeni ekipin tuaj”.