Elezi flet për procesin e rinumërimit të votave në QNR, tregon se kur do publikohet rezultati

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur një konferencë për media lidhur me procesin e rinumërimit të votave.

Ai tha se janë numëruar vetëm votat e kandidatëve të AAK-së.

Në vazhdim do të rinumërohen edhe vendvotime tjera për të cilat ka vendosur PZAP.

“Në QNR, KQZ është duke vazhduar vendimet e PZAP për rinumërimin e vendvotimeve te caktuara pas ankesave të kandidatëve.

Dje kemi filluar numërimin e votatve me kusht, sot në mesdite kemi përfunduar numërimin e votave nga jashtë. Kemi numëruar vetëm votat e kandidatëve për deputetë të AAK-së.

Ne vazhdim duhet numëruar vendvotime tjera, 134 vendovitme për të cilat ka vendosur PZAP dhe 7 me vendim të KQZ. Ato do të rinumërohen në QNR.

E rëndësishme ky proces do të përfundojë së shpejti, bëhet fjalë vetëm për rinumërim të votave të AAK.

Sa i përket rezultateve të cilat janë rinumëruar në QNR do të publikohen në një kohë sapo të jenë të gatshme sapo të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR”.