Elefanti i vogël detyrohet të mbledh para nga turistët

Elefanti Meena lidhet me zinxhir natën kur nuk detyrohet të lyp para.

Një udhëtarë britanik Ross Martin i dëshpëruar tregon për elefantin e vogël Meena, që detyrohet të mbledh para nga turistët dhe natën i lidhin këmbët me zinxhirë.

Ross Martin i i shqetësuar ka parë pronarin e Meena duke e goditur me një shkop dhe ai beson se Meena nuk ushqehet dhe nuk pi ujë të freskët.

Britaniku i shqetësuar kërkon që të lirohet elefanti nga kjo torturë, duke u detyruar të kërkojë para nga turistët në Tailandë.

Sidoqoftë, autoritetet Tajlandeze kanë treguar që elefantët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe janë të regjistruar në mënyrë legale.