Elche ia mohon fitoren Realit

Elche ka ndalur serinë pozitive të Real Madridit në La Liga.

Klubi madrilen mori vetëm një pikë në udhëtim, duke barazuar me rezultat prej 1 me 1.

Modriqi ishte ai që i dha epërsinë skuadrës së Zinedine Zidanet duke shënuar në minutën e 20.

Në pjesën e dytë vendasit barazuan shifrat përmes Fidelit, i cili shënoi nga penaltia në minutën e 52.

Përkundër që Reali e dominoi takimin, nuk arriti të gjejë rrugën e fitores në vazhdim.

Me këtë barazim Reali arrin në kuotën e 33 pikëve dhe mban vendin e dytë. Derisa Elche në vendin e 15 ka 16 pikë.