Në fshatin Akllap të Lipjanit është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur verbalisht tre meshkujë kosovarë.

Gjatë kanosjes, sipas viktimave i dyshuari e ka ekspozuar edhe një armë. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një lodër plastike në formë të armës dhe dy thika. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.