Ekspozohet në Mitrovicë arsenali i municionit i kapur në Zveçan

Policia e Kosovës mbrëmë në Zveçan ka identifikuar dhe konfiskuar një veturë me targa serbe.

Sipas policisë në këtë veturë ka pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.

E sot në kampin “Blevedere” në Mitrovicë të Jugut është ekspozuar arsenali i municionit i kapur mbrëmë në Zveçan.