Eksportet shqiptare drejt Turqisë u rritën në 981 milionë lekë

Shqipëria dhe Turqia vijojnë të mbajnë një nivel të lartë të shkëmbimeve tregtare.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në gjatëmujorin e parë 2019 (janar-qershor) Shqipëria rriti eksportet në 981 milionë lekë me Turqinë, kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë kur eksportet e mallrave ishin në vlerën 880 milionë lekë.

Për sa i takon importeve, sipas INSTAT, për periudhën janar-qershor 2018 Shqipëria importoi nga Turqia 25 miliardë e 180 milionë lekë, ndërsa në janar-qershor 2019, importet u rritën në 26 miliardë e 809 milionë lekë.

Ndërsa në qershor 2018, importet ishin 4.7 miliardë lekë por në qershorin e këtij viti ato ranë në nivelin e 3.8 miliardë lekë.

loading…