Eksplozivi shpërtheu në afërsi të tij, e më pas iu prish aeroplani, s’ka fund tersi për Daçiq-in!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq shpëtoi nga një shpërthim i eksplozivit i cili ndodhi dje në drejtim të presidencës somaleze përderisa ai dhe delegacioni serb po zhvillonin një takim brenda këtij objekti.

Madje pas largimit nga aty, Daçiq tha se sulmi ishte i drejtuar ndaj një ministri të jashtëm në Somali.

Por jo vetëm kaq. Tersi për shefin e diplomacisë serbe s’pati përfunduar aty.

Aeroplani me të cilin parashihej të udhëtonin ai dhe delegacioni serb për në Athinë pati probleme.

“Avioni që ne udhëtonim me të pati një ulje urgjente për shkak të mos-funksionimit që është eliminuar dhe aktualisht po presim që të vazhdojmë udhëtimin për në Beograd”, kishte deklaruar Daçiq për mediat serbe.