Një eksperte e sëmundjeve infektive që këshillon qeverinë britanike mbi shpërndarjen e Covid-19shit ka paralajmëruar se nuk ka asnjë garancion që një vaksinë kundër virusit do të gjendet shpejt.
Profesoresha Jodie McVernon, tha se ishte e shqetësuar se kishte një dogmë që po qarkullonte se vaksina për virusin mund të zbulohej brenda 18 muajsh.
Ajo tha: “Për këtë arsye na duhet një diskutim shumë më i nuancuar rreth asaj se si duhet të mësojmë të jetojmë me virusin e ri, se si do t’i adaptohemi me kalimin e kohës, se si do t’i zvogëlojmë rreziqet e tij, dhe se si të gjejmë terapi të reja dhe trajtime të tjera që mund të reduktojnë numrin e vdekjeve… duke shpresuar për një vaksinë, por duke qenë të ndërgjegjshëm se ajo nuk mund të vijë. Kjo është e rëndësishme.”
Sidoqoftë, znj.McGovern nuk ka përkrahur as idenë e kryeministrit britanik Boris Johnson mbi “imunitetin e turmës”, duke thënë se ende nuk kishte dije të mjaftueshme biologjike mbi virusin.







