Ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me një artikull të mediumit propagandues rus “RT” lidhur me blerjen e disa helikopterëve nga Serbia.
Stradner ka thënë se Serbia ka blerë helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro, dhe se 4 helikopterë të tjerë që i ka blërë i kanë mbetur në Rostov on-Don në Rusi por që s’mund t’i marrë tani, shkruan Express.
Megjithatë Stradner paralajmëron se esklaimi i radhës në rajon nuk do të nis me grupe ushtarake të Serbisë, por me grupe paraushtarake.
Ajo ka bërë thirrje për vëmendje rreth kësaj çështje.
“Megjithatë, përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupe ushtarake të Serbisë, por paraushtarake. Kushtojini vëmendje asaj”, ka shkruar Stradner.
Serbia purchased Russian helicopters Mi-35 from Cyprus.
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) November 23, 2023
RT says 🇷🇸 bought 4 more helicopters that are in Rostov-on-Don in 🇷🇺 but they can’t be delivered now.
However, next escalations in the region won’t start with 🇷🇸 military but paramilitary groups. Pay attention to it. pic.twitter.com/XqA4G4z8D6
Stradner ditë më parë ka shkruar lidhur me paralajmërimin e Volodymyr Zelensky se Rusia dëshiron një front të tretë në rajon.
Ajo ka thënë se “Zelensky ka të drejtë” dhe se “Rusia po përgatit një luftë në Ballkan”.
President Zelensky: “ Russia is trying to start a war in the Balkans”…."Pay attention to the Balkans. Believe me, we have information. 🇷🇺 has a long plan.”
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) November 16, 2023
Unfortunately, he is right. I’ve been warning about it for a long time. 1/2
pic.twitter.com/wYg7Ajd2ym







