Tahir Ahmeti

Eksperti: Nxehja e kabllove të rrymës nga mbingarkesa, ndër shkaktarët kryesor të zjarreve

Eksperti Tahir Ahmeti ka thënë se nxehja e kabllove të rrymës nga mbingarkesa është ndër shkaktarët kryesor të zjarreve në objekte banimi.

Ahmeti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nga këto kabllo të nxehura, zjarrin mund ta shkaktoj edhe karikuesi i telefonit celular apo ndonjë pajisje tjetër elektrike që është në prizë.

Postimi i plotë:

Nxehja e kabllove të rrymës nga mbingarkesa, është një ndër shkaktarët kryesor të zjarreve në objektet e banimit kolektiv apo edhe në objekte të tjera. Nga këto kabllo të nxehura, zjarrin mund ta shkaktoj edhe karikuesi i telefonit celular apo ndonjë pajisje tjetër elektrike që është në prizë.

Andaj, gjithmonë duhet të kihet kujdes dhe të kontrollohen pajisjet elektrike në objekte banimi, e sidomos siguresat dhe kabllot vazhduese.