Eksperti i njohur i sigurisë, Burim Ramadani, do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ramadani është renditur me numrin 11 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik.

Ramadani ka shërbyer më herët në pozita të rëndësishme të fushës së sigurisë, përfshirë angazhimet në Ministrinë e Mbrojtjes, AKI dhe institucionet tjera shtetërore, duke qenë i njohur për analizat dhe kontributin e tij profesional.