Eksperti i jep ‘shpresë’ botës: Ja pse udhëri i Putin për armët bërthamore do të injorohet nga komandantët

Një urdhër i Vladimir Putinit për të goditur Ukrainën ose Perëndimin me armë bërthamore do të injorohej nga komandantët e tij të lartë.

Kështu së paku, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ka thënë një gazetar investigativ.

Përveç kësaj, shumë zyrtarë kryesorë ushtarakë dhe të sigurisë, si dhe miq të oligarkëve besojnë se Putini është duke vdekur ose i sëmurë rëndë, tha Christo Grozev, i cili është një ekspert për çështjet ruse dhe është i lidhur me grupin kërkimor “Bellingcat”.

Duke besuar se Putini mund të vdiste së shpejti, rrethi i tij i brendshëm nuk do të rrezikonte të tërhiqej përpara një ekuivalenti modern të gjyqeve të Nurembergut, e as nuk do t’i bindeshin urdhrit të Putinit për të vrarë armiqtë e opozitës, pohoi Grozev.

Ndryshe, presidenti rus vendosi forcat bërthamore të Moskës në gatishmëri të lartë menjëherë pasi pushtimi i tij në Ukrainë filloi më 24 shkurt, duke rritur frikën se mund të “shtypte butonin” ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të shkojë kundër tij.

Dhe në mes të rritjes së mbështetjes perëndimore për Ukrainën, Putini ka bërë “kërcënime të fshehta”.

Ndërkaq sa i përket raporteve se shëndeti i Putinit është “në rënie”, intervistuesi televiziv Dmitry Gordon e pyeti zotin Grozev: “Ne e shikojmë [Putinin] duke shtrënguar në mënyrë spazmatike cepin e tryezës me dorën e tij të djathtë gjatë një takimi me [ministrin e Mbrojtjes Sergei] Shoigu”.

Në këtë drejtim, Grozev pohoi se një oligark i afërt me Putinin tha se “ai është më mirë të vdesë” nga sëmundja e tij e rëndë sesa të vazhdojë të “shkatërrojë” Ukrainën, Rusinë dhe elitën e biznesit super të pasur të Moskës.

“Miliarderi po i thoshte një oligarku tjetër: ‘Më mirë të vdesë nga kjo’ – dhe ai e quajti një sëmundje nga e cila dyshohet se vuante Putin”.

“Ishte më mirë të kishte vdekur ‘sepse na ka shkatërruar, po shkatërron Ukrainën…dhe Rusinë’”.

Komentet e Grozev vijnë pasi Rusia kreu lëshime të simuluara të raketave me aftësi bërthamore nga një enklavë territori në Evropën kontinentale të enjten.