Eksperti i energjetikës: Qeveria duhet të bëjë ofertë konkrete për energji

Eksperti i energjetikës, Fatos Aliu, ka thënë se gjendja me energjinë në vend është alarmante dhe sipas tij, qeveria duhet të bëjë një ofertë konkrete për masat e efiçiencës së energjisë.

Ai tha se masat për kursim janë masa nëpërmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë, ku në fokus janë shtëpitë.

“Oferta është e paqartë, s’është konkrete dhe s’e dimë përmbajtjen e saj e as cka përfshinë ajo. S’e dimë a përfshinë një kosto financiare, a përfshinë subvencionimin nga ana e qeverisë, një plan konkretë të zbatimit të masave urgjente. Detajet duhet t’i dimë”, është shprehur Aliu në “Info Magazine” në Klan Kosova.