Eksperti gjerman tregon pse Vuçiq e do Asociacionin

Ekspert gjerman i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber tha se marrëveshja e asociacionit po përmendet nga Beogradi si një mjet praktik për të ashtuquajturin integrim të serbëve në shoqërisë Kosovës.

Sipas tij, në fakt asociacioni për Beogradin ka më shumë  përdorim simbolik, për të shpëtuar fytyrën para serbëve të Veriut për premtimet që u ka bërë për 30 vjet.

“Asociacioni ishte si një element fytyrëshpëtues për Beogradin dhe si mjet simbolik pas 3 dekadash, ku Beogradi u ka thënë serbëve në veri se janë pjesë e Serbisë dhe duhet të bëj një kthesë të madhe duke u thënë se mund të mos përfundojnë në serbi, ka më shumë përdorim simbolik. Problemi është se ka përmbajtje praktike, ky është problemi kryesore që nuk u zgjidh kurrë dhe i çoi në ngërçin në dialog që nga viti 2015. Tani Perëndimi ka nxjerrë një marrëveshje të ndërmjetme. Vuçiq ia ka dalë me sukses duke e cilësuar si pjesën kryesore të marrëveshjeve të pazbatuara, edhe pse shumë marrëveshje të tjera nuk janë zbatuar nga Beogradi”, tha eksperti në Balkan Talks.