Ekspertët: Putin po bën të njëjtat gabime si Hitleri, do e humbasë luftën

Burimet ushtarake perëndimore kanë bërë një zbulim interesant gjatë ditëve të fundit, duke zbuluar se presidenti rus Vladimir Putin dyshohet se është përfshirë personalisht në luftën në Ukrainë, e se vendimet i merr vetë, “në nivel koloneli”.

Me fjalë të tjera, presidenti i Rusisë – i cili është formalisht komandant ushtarak, është civil dhe nuk ka njohuri lidhur me ushtrinë, ndaj dhe nuk mund të marrë vendime që zakonisht bëhen nga kolonelët.

Burime të paidentifikuara ushtarake perëndimore treguan se si Putin merr pjesë personalisht në vendosjen për lëvizjen e forcave në Donbas. Atje, ku rusët pësuan një disfatë të rëndë javën e kaluar në disa ditë përpjekjesh të njëpasnjëshme për të kaluar lumin strategjik të Veriut.

Ata madje e krahasuan lëvizjen e Putinit me vendimin e Adolf Hitlerit, i cili gjithashtu mori komandën e ushtrisë në Frontin Lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore, një gabim kyç që më vonë çoi në humbjen e luftës. Sipas ekspertëve perëndimorë, krahasimi i dy liderëve nuk mbaron me kaq, por përmenden dy ngjashmëri të tjera në vlerësime të këqija – vrasja brutale e civilëve që vetëm sa shtoi rezistencën dhe urrejtjen e kundërshtarit dhe besimin e gabuar se kundërshtari do të thyhet shpejt.

Burimet shtuan se Putin vazhdon të punojë ngushtë me gjeneralin Valery Gerasimov, komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, pavarësisht informacioneve se ai nuk është i kënaqur me sjelljen e tij gjatë “operacionit special”.

Ukrainasit bënë me dije javën e kaluar se gjenerali Gerasimov ishte hequr nga detyra sepse Putini ishte i pakënaqur me performancën e tij pasi supozohej se e dërgoi atë në Ukrainë për të marrë drejtimin e komandës speciale dhe të pushtonte Donbasin.

Në çdo rast, vetë fakti që gjenerali më i lartë rus ka shkuar në një zonë lufte aktive për të marrë kontrollin e situatës tregon se regjimi rus është gjithnjë e më i prirur ndaj masave të dëshpëruara që janë të paktën të pazakonta për një shtet serioz me ushtri profesioniste