Mjeku

Ekspertët kanë zbuluar se si duhet të duket vagjina normale

Gjëja e parë dhe kryesore, madhësia e buzëve të vagjinës, posaçërisht atyre të vogla apo të brendshme, dallon shumë tek femrat dhe pa marrë parasysh se për cilin dallim është fjala, të gjitha buzët vagjinale janë normale

Gjithnjë e më shumë femra pyesin a kanë gjithçka siç do të duhet atje poshtë. Nëse edhe ju jeni njëra ndër ato femra, ja mendimi i ekspertëve të cilët në portalin Prevention u kanë zbuluar femrave se si duhet të duket vagjina normale.

E para dhe kryesore, madhësia e buzëve të vagjinës, posaçërisht atyre të vogla apo të brendshme dallon shumë tek femrat dhe pa marrë parasysh dallimin, të gjitha janë “normale”, mbi të gjitha për këtë na bindin industria pornografike, librat e vjetër të anatomisë dhe kirurgët estetikë.

Kohë më parë ka mbizotëruar mendimi që buzët e brendshme vagjinale janë më të vogla se të jashtmet, mirëpo kjo nuk është e thënë patjetër të jetë kështu, edhe nëse nuk janë, nuk është fjala për anomali, thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.

Është lajthitje edhe që buzët vagjinale patjetër duhet të jenë absolutisht proporcionale, është normale që njëra të jetë më e madhe se tjetra.

Gjithashtu, krejtësisht normale është që buzët e brendshme të jenë jashtë të jashtmëve dhe anasjelltas.

Është normale edhe që të kenë ngjyrë të ndryshme nga të tjerat të cilat i keni parë apo keni dëgjuar që ndonjë ngjyrë është normale.

Buzët e brendshme mund të kenë cilëndo nuancë të ngjyrave midis të trëndafiltës dhe të gështenjtës, por jo vetëm kjo: pjesët e ndryshme të buzëve të brendshme mund të kenë nuanca të ndryshme.

Pra, përgjigjja kësaj pyetjeje se sa tipa vagjinash ekzistojnë është – të panumërta.

Ajo që nuk është normale në pjesën intime janë fshikëzat, zgjeba, djegiet dhe dhembjet, andaj nëse vëreni diçka nga këto që i përmendëm, patjetër duhet të shkoni te mjeku.