Ekspertët gjermanë të shëndetësisë kërkojnë mbyllje totale prej 2 deri në 4 javë

Një mbyllje totale e cila do të zgjaste prej 2 deri në 4 javë është e nevojshme për të mundur valën e tretë të koronavirusit, kanë kërkuar zyrtarët më të lartë shëndetësorë në Gjermani.

Lothar Wieler, president i Institutit “Robert Koch” ka thënë se ky mobilizim është i nevojshëm në masë në mënyrë që të ndalet rritja e infektimeve.

“Çdo ditë në të cilën nuk veprojmë, humbim jetë”, ka thënë Wieler në konferencën javore.