Ekspertët e huaj japin lajmin e keq : Virusi nuk do të largohet edhe pas daljes së vaksinës

Ekspertët shëndetësor të Britanisë kanë paralajmëruar se pandemia nuk mund të zhduket përfundimisht edhe pas daljes së vaksinës.

Njëri nga profesorët, Sir Jeremy Farrar deklaroi se vaksina mund të jetë e gatshme deri në muajin dhjetor.

Gjithashtu ai u shpreh se njerëzit do të jetojnë me virusin për dekada me radhë.

“Asgjë nuk do të kthehet në normalitet për Krishtlindje. Virusi nuk do të largohet. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të edhe nëse ne prodhojmë vaksinën apo medikamente të tjera”, tha ai.

Këto deklarata vijnë menjëherë pasi kryeministri Johnson paralajmëroi 1 javë më parë se shpreson që të kthehet normaliteti për Krishtlindje.