Ekspertët britanikë paralajmëron se vala e dytë e virusit do të vijë në dimër

Rritja e numrit të të infektuarve ka shtuar frikën e rikthimit të një vale të dytë të Covid-19.

Sipas ekspertëve britanikë të shëndetësisë, vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër.

Ato shtojnë se një gjë e tillë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë apo ka nisur të marrë veten.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania.