Eksperimenti i parë për rihapjen, 1300 persona kërcejnë në klubin më të famshëm në Amsterdam

Rreth 1300 persona që kërcejnë dhe pinë brenda një klubi nate.

Ajo që u organizua të shtunën në Amsterdam nuk është një grumbullim i njerëzve që injorojnë masat anti-Covid, por një eksperiment për të marrë të dhëna të dobishme për rihapjen e sigurt.

Në “Ziggo Dome”, një nga klubet më të mëdha në Holandë dhe Europë, ndjehej jeta si në epokën para-Covid.

Për këtë mbrëmje rezervuan mbi 100 mijë njerëz ndërsa biletat 15 euroshe u shitën brenda pak minutash.

1300 vullnetarët e zgjedhur për eksperimentin u testuan të gjithë gjatë hyrjes dhe u ndanë në pesë grupe, ndërsa rregulla të ndryshme iu imponuan secilit grup.

Ky aktivitet u organizua nga Ruud Verdaasdonk, një studiues në Universitetin e Twente: “Ne ofruam një përgatitje fluoreshente që mund të pihet si një birrë. Kur njerëzit këndojnë dhe bërtasin, pikat e lëshuara mund të dalin në distancë”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Gjatë mbrëmjes, e para nga tetë të planifikuara në Holandë, përveç spërklave, u vlerësuan edhe parametra të tjerë dhe të gjitha lëvizjet u zbuluan përmes një sensori që arrin të vendosë kontaktet e bëra nga secili vullnetar.

Nga analiza e të dhënave do të jetë e mundur të merren informacione të dobishme për rikuperimin e ngjarjeve madhore në siguri të plotë.