Të gjithë ne dëshirojmë të gjejmë lumturinë, por askush nuk di se si ta gjejmë atë. Por, fal shkencëtarëve, është një përgjigje sa i përket kësaj pyetje.

Me sa duket, komunikimi me persona që nuk i njohim çoftë në transport publik apo edhe në vende tjera publike është një mënyrë e lehtë dhe e thjeshtë që të ndjeheni më të lumtur.

Shikoni më afër këtë studim dhe mundoheni ta kuptoni këtë lidhje të çuditshme, raporton “Bright Side”

Historia e njëjtë ndodh pothuajse çdo ditë në çdo vend të botës. Miliona njerëz shkojnë në punë, shkollë apo edhe në vende tjera me autobusë, tren etj. Por, edhe pse jemi krijesat më sociale në planet, kjo nuk na ndalon të injorojmë të tjerët. Edhe nëse jemi ulur në vend të njëjtë.

Për këtë arsye hulumtuesit kanë bërë eksperiment social lidhur me këtë temë.

Kur i kanë pyetur pasangjerët të imagjinojnë vetën duke folur me ndonjë person të huaj, njerëzit janë përgjigjur mund të jetë një kënaqësi e mirë. Por, ata janë të frikësuar për të filluar një bisedë sepse mendojnë se askush nuk do t’ia kthej përgjigjen.

Kjo nënkupton se shumë njerëz dëshirojnë të fillojnë bisedën, por ata rrinë në qetësi, sepse ata janë të sigurt se të tjerët nuk do të marrin pjesë në bisedë.

Por nëse këta njerëz do ta dinin se e kanë gabim do të ishin personat më të lumtur në botë.

Janë edhe shumë studime tjera të cilët e konfirmojnë këtë gjetje. Për shembull, këta hulumtues kanë zbuluar se njerëzit që kane folur me punëtorët në kafe janë ndjerë më të lumtur sesa ata të cilët vetëm kanë marr kafenë dhe janë larguar.

Në përfundim, është mirë që të harron paragjykimet që i kemi ndaj njerëzve. Nëse ju e ndjeni të flisni me një person të huaj, bëjeni atë.

loading…