Ekskluzive: Time Kadrijaj do të intervistohet në Hagë më 18 shtator

Ish- deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, më 18 shtator, shkruan Ballkani.info.

Kadrijaj gjatë luftës së fundit në Kosovë ka shërbyer si mjeke në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Në vazhdën e aktiviteteve të paraluftës vazhdova aktivitetin edhe në luftë për çlirimin e Kosovës. Fillimisht u shërbeva luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare në fshatin tim të lindjes, pasi ai ishte në vijën e frontit, e më pas për të vazhduar në Spitalin Ushtarak në Irzniq, Kryshec dhe në fund në Koshare, zonë operative e Dukagjinit, me komandant Ramush Haradinajn. Unë dhe kolegët e mi, të rekrutuar në radhët e UÇK-së, kemi bërë një punë të shenjtë, të palodhur, fisnike, duke shëruar me mijëra ushtarë të plagosur. Duhet ta pranojmë se kjo nuk ishte një punë e lehtë”, kishte deklaruar kohë më parë ish-deputetja./Ballkani.info.

loading…