Skenarët e Beogradit

Lajmi i Fundit: Serbia e gatshme ta përserisë rastin “Panda” për t’i fajësuar shqiptarët

Serbia është vënë në ofensivë të madhe për të destabilizuar gjendjen në veri të Kosovës, por jo vetëm atje.

Kjo ofensivë po vjen pas formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe pozicionin defanziv në të cilin gjendet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke pasur parasysh se edhe në Serbi ka rritje të pakënaqësisë ndaj politikave të tij.

Për të mbajtur gjendjen nën kontroll dhe të tensionuar, në mënyrë që të nxisë masën nacionaliste në Serbi, strukturat serbe ka dyshime të bazuara se mund ta përserisin rastin “Panda”, sikurse në Pejë para 20 vjetësh.

Burime të Ballkani.info kanë bërë të ditur se struktura të caktuara në zonat ku jetojnë serbët janë në vënë në lëvizje për ta ndërmarrë ndonjë veprim të ngjashëm me rastin “Panda”, ku shteti serb para 20 vjetësh i kishte vrarë disa të rinj dhe fajin ua kishte hedhur shqiptarëve.

Një veprim i tillë do të ndikonte në zhvendosjen e qytetarëve serbë prej pronave të veta në Kosovë dhe kjo do të përdorej më pas nga Serbia kundo nëpër botë.

“Disa persona, pjesëtarë të njësive policore speciale në Serbi (serbë me identitete të njohura për redaksinë), të cilët një pjesë të familjeve i kanë në Kosovë, u kanë thënë atyre që këto ditë të qëndrojnë në shtëpi dhe mos t’i frekunetojnë vendet publike, si kafeteri apo vende ku qëndrojnë shumë persona. Kanë kërkuar që të jenë të kujdesshëm, pasi që mund të ndodhë ndonjë rast i ngjashëm sikurse ‘Panda’, me qëllim që të fajësohen më pas shqiptarët”, ka thënë një burim i mirëinformuar për Ballkani.info.

Sipas tij, edhe zbulimi dhe konfiskimi i 26 kilogramëve me eksplozivë ditë më parë, besohet se ndërlidhet drejtpërdrejtë me këtë skenar serb.

20 vjet më parë, në Pejë ishin vrarë gjashtë të rinj serbë në kafeterinë “Panda” dhe ky krim ishte fshehur për më shumë se 15 vjet nga shteti i Serbisë.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /Ballkani.info/