Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në pronat e kriminelit Milan Radojçiq në veri.

Ballkani.info ka mësuar ekskluzivisht se gjatë bastisjes në pronat e Radojçiqit, policia ka hasur në pajisje të shumta të cilat shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të vendosura në njërën nga pronat e tij. 

Sipas asaj që ka mësuar Ballkani.info nga burime të mirë informuara nga organet e drejtësisë Policia e Kosovës nuk ka mundur të qendrojë brenda vendit ku janë gjetur pajisjet e kriptovalutave për shkak të nxehtësisë së madhe që kanë lëshuar këto pajisje, shkruan Ballkani.info.

Ndryshe gjatë bastisjes së sotme në disa lokacione të ndryshme në veri policia ka sekuestruar:

• 2 automjete të tipit ‘mercedes’ 

• argjend  4.84 kg.

• 2 motorë 4X4

• 1 barkë-anije 

• 7 DVR 

• 2 pllaka antiplumb me dy mbrojtës  

• 3 thika 

• 2 rutera 

• 2 çelësa të veturave

• 5 gëzhoja

• 1 dron

• 5 USB

• 1 kamera GoPro- SSD

• 1 video kamerë me kartelë

• 1 shënjestër optike.

• 1 sprej

• 7 telefona celularë/Ballkani.info