Kosova dhe Serbia do të angazhohen në një dialog të ri tash në ndërmjetësimin e Parisit dhe Berlinit, kanë bërë të ditur burime të Ballkani.info.

Kjo edhe pa u hequr taksa ndaj mallrave të Serbisë, të paktën në këtë fazë konsultuese.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se deri në Samitin e radhës në Paris, që mbahet në fillim të korrikut, do të ketë shumë diplomaci fluturuese dhe konsultime me Prishtinën dhe Beogradin për formatin e një marrëveshje të mundshme, që përjshaton shkëmbimin e territoreve.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se në pjesën e parë të muajit maj në Berlin e Paris do të qëndrojnë udhëhqesit e delegacionit kosovar të bisedimeve, derisa për konsulta do të ftohen edhe zyrtarë serbë.

E gjitha kjo tregon se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron e kanë marrë seriozisht ndërmjetësimin e dialogut.

Sidoqoftë për shkak të zhvillimeve brenda BE-së, thuhet se i njejtëi dialog do të konceptohet tash për të pasur marrëveshje të finalizuar në vjeshtë kur në BE do të ketë një shef të ri të diplmacisë, pra dikush që do ta zëvendësojë Federica Mogherinin. /Ballkani.info/