Policia e Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit (saktësisht në orën 6 e 10 minuta) e ka filluar një aksion të gjerë kundër dhjetëra personave të përfshirë në krim të organizuar, kryesisht në veri të vendit.

Ballkani.info e ka siguruar ekskluzivisht një raport të Policisë së Kosovës, i cili tregon në detaje të gjithë aksionin e së martës.

Në këtë raport thuhet se në aksion kanë marrë pjesë rreth 700 persona.

Në vazhdim mund ta lexoni raportit e plotë të Policisë së Kosovës nga aksioni ku u arrestuar 19 pjesëtarë të policisë:

Policia e Kosoves sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion të gjerë me qëllim të arrestimit të 26 personave, të cilët kanë qenë subjekt i hetimeve nën dyshimin për përshirje në krim të organzuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, kontrabandim dhe vepra tjera të kësaj natyre.
Operacioni është bazuar në urdhrat e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është mbikqyrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është zbatuar nga Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Policor i Kosovës.
Në opracion janë të përfshirë Njësitë e rregullta policore, Njësitë e Reagimit të Shpejtë, Njësitë e Policise Kufitare, Njësitë Speciale Operative dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë me një numër të përgjithshëm rreth 700 persona.
Operacioni ka një shtrirje të gjerë në disa komuna të Kosovës – Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë Veri , Zveçan , Zubin Potok dhe Leposaviq dhe personat e dyshimtë janë të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.
Policia gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut, kur grupet kriminale të armatosura kishin bllokuar rrugën me barikada dhe të njëjtit kanë sulmuar policinë me armë zjarri. Si pasojë e kësaj është plagosur lehtë një polic dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Policia me vendosmeri ka rrit te zbraps sulmin të mënjanojë barikadat dhe ka vazhduar me oepracioni e arrestimeve dhe bastijeve sipas urdhresës së Prokurorisë.
Deri me tani Policia ka arritur të arrestojë 19 pjesëtarë të policisë, të cileë kanë qenë të dyshimtë dhe 6 qytetarë që kanë qenë cak i operacionit. Po ashtu jane arrestuar edhe 6 qytetarë të cilët kanë bërë pengesa për policinë në rrugë dhe në barrikada. Vlen të cekët se në barikada është arrestuar një shtetas rus – MIHAJL ALEKSANDREVIC, i njëjti kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.
Operacioni është duke vazhduar akoma dhe njësitë poliocore janë të përkushtuar që të zbatojnë në përpikëmeri urdhëresat e gjykatës, por ato po pengohen në rrugë me barrikada, kamionë dhe mjete tjera të renda, mirëpo policia ka angazhuar eskavatore dhe mjete të rënda për pastrimin e barrikadave dhe deri me tani me sukses ka arritur t’i largoj pengesat dhe të dëpertoj tutje.
Bazuar në informcaionet e deri tashme vetëm 6 qytetarë kanë marrë lëndime gjatë largimit të barrikadave dhe gjatë rezistences që u është bërë forcave policore gjatë arrestimit.