Shqiptarët në ish Jugosllavi gjithmonë ishin parë si popull i dorës së dytë, si popull armik, dhe për këtë gjatë gjithë historisë një qind vjeçare ata ishin përndjekur, burgosur, maltretuar, internuar e vrarë në masë të madhe.
Gjykatat në ish Jugosllavi ishin përplot me shqiptarë që gjykoheshin veçse kërkonin të drejtat e tyre. Burgjet vlonin nga shqiptarët “irredentistë”.
Shqiptarët ekzekutoheshin me dëshmi të rrëme, ndërsa familjet e tyre persekutoheshin në forma të ndryshme.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Serbia e asaj kohe, mbështetur edhe nga qarqe tjera jugosllave, e kishte krijuar një komision shtetëror “për përcaktimin e krimeve të okupatorëve dhe ndihmësve të tyre nga Lufta e Dytë Botërore”.
Ballkani.info e ka siguruar ekskluzivisht dosjen e njohur si “Dokumente nga historia e Jugosllavisë”, ku janë emrat e 297 shqiptarëve që për Serbinë ishin “kriminelë” nga territori i Serbisë së atëhershme, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe Shqipërisë.
“Lista e shqiptarëve kriminelë nga territori i Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë si dhe nga Shqipëria të cilët kanë kryer krime në territorin e Jugosllavisë”, me këtë përshkrim fillon publikimi i listës së emrave të afro 300 shqiptarëve.
Këta shqiptarë ishin në listën e likuidimit nga Serbia, ndërsa përveç emrave, në listë ishin edhe adresat, numrat e letërnjoftimit, qyteti, grada, etj.
Në listë shqiptarët herë përshkruheshin si “albanac”, herë si “albanez” e herë si “shiptar” dhe si “arnaut”.
Aty kishte shqiptarë të cilët në listë figuronin si “fashistë”, pastaj si “bajraktar”, anëtarë të “Komitetit shqiptar të Kosovës”, “milicë fashistë”, “oficerë të ushtrisë italiane”, “komandantë të xhandarmërisë”, etj.
Më së shumti shqiptarë kishte nga Kosova, pastaj nga Ulqini, Tivari, Shqipëria, Maqedonia, respektivisht nga të gjitha trojet shqiptare.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë me emrat e 297 shqiptarëve që Serbia, Jugosllavia, i kishte në listën e likuidimit:




















